Të fundit

Tahiri për Qeverinë Kurti: Dy vjet varfëri dhe dobësim të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka paraqitur rezolutën për punën dyvjeçare të qeverisë.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se kur tashmë ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ka hyrë në vitin e tretë të qeverisjes, nuk mund të mburret për dy gjëra.

“Mund të lavdërohen për gjithçka, vetëm jo për punë dhe rezultate”, është shprehur Tahiri.

“Për dy vjet shohim logjikë arbitrare të punës, antikushtetuese dhe varfëruese. Është qeveri arbitrare sepse ka bërë punësime antikushtetuese. Është antikushtetuese që prej shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Shërbyesve Civil. Ligjin për Këshillin Prokurorial. Këto tregojnë logjikën antikushtetuese”.

Tahiri ka përmendur se qeveria ende nuk e ka kaluar Pagën Minimale, duke theksuar se nuk ka vepruar për ta lehtësuar ekonominë.

“Kurrë më keq s’kemi qenë në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i DASh tregon se kjo qeveri ka hyrë edhe në afera korruptive”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci