Të fundit

Baena reagon pas sulmit nga Valverde

Federico Valverde dhe Alex Baena janë përfshirë mbrëmë në një incident pasi mbaroi ndeshja mes Real Madridit dhe Villarrealit.

Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma përfundoi me një fitore të Villarrealit me rezultat prej 2:3, transmeton Paparaci.

Por, pasi u krye ndeshja, pati raportime nëpër mediat spanjolle se uruguaiani Valderde e ka sulmuar fizikisht Baenan.

Kësisoj, u tha se Valverde e priti atë në parkingun e autobusit dhe më pas e sulmoi duke e goditur me grusht në fytyrë.

Krejt kjo raportohet se nisi pasi Baena ka bërë një koment për djalin e Valderdes, për çka e ka mohuar në një postim në Twitter

“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E RREME QË E THASH ATË”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci