Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica ka ironizuar me dëshmitarin e Gjykatës Speciale në Hagë, Imer Imerin, i cili para disa vitesh ishte dekoruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, tash i akuzuar në Hagë.
Llumnica ka thënë se ka dashur ta dekorojë një anëtar të Sindikatës, por është penduar kur e ka parë një të dekoruar nga ish-presidenti Thaçi, të dëshmojë kundër tij në Gjykatën Speciale.
“Desha me dekoruar një anëtarë të Sindikatës, Por kur e pashë dëshmitarë në Gjykatë speciale kunder atij që e ka dekoruar e lash krejt”, ka shkruar Llumnica.

Ndërkohë, sot po zhvillohet seancë në Gjykatën Speciale ku po dëgjohet dëshmitarja e parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca në pjesën më të madhe të saj ka qenë private.
