Të fundit

Kërquki flet nga QKUK-ja për gjendjen e Valon Sylës

Autori i emisionit Presing, Leonard Kerquki, nga QKUK-ja ka folur për gjendjen e gazetarit Valon Syla i cili u sulmua nga tre persona.

Ai ka thënë se gjendja e Valon Sylës është e mirë dhe nuk ka lëndime serioze, raporton Paparaci.

“Gjendja e tij është stabile, sipas mjekëve nuk ka lëndime serioze sipas mjekve ka lëndime sipërfaqësore në kokë”, ka deklaruar Kërquki.

Ai ka thënë se Syla u sulmua në lagjen Bregu i Diellit pasi sulmuesit e kishin përcjellë veturën e tij.

“Tre persona e kanë përcjellë veturën Valonin pasi e kemi kry emisionin e kanë përcjellë deri në Bregun e Diellit, kur është dalë nga vetura e kanë sulmuar tre persona”, ka thënë ai.

Tutje Kërkuqi ka thënë se policia e ka të lehtë identifikimin e autorëve të sulmit pasi i kanë targat e veturës së sulmuesve dhe kamerat e lokalit e kanë kapur ngjarjen .

“Policia e ka rastin e ka targën e veturës besoj edhe kamerat e lokalit aty, besoj lehtësisht munden me qu policinë te autorët e su Besoj se policia e ka lehtësisht identifikimin dhe se pse është sulmuar ai, ai është sulmu për shkak se është gazetar”, ka deklaruar ai.

Kerquki tutje ka thënë se Syla është sulmuar për shkak të profesionit të tij.

Ajo që mund të them me siguri të plotë është për shkak se është gazetar, Valoni nuk e ka problem me askënd, qëndrimet e  tij i shpreh hapur në “Presing” në Facebook, qëndrimet e tij dihen dhe  nuk e ka problem  me i thënë”, deklaroi Kërquki. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci