Të fundit

Mbrojtja e Thaçit nis marrjen në pyetje të dëshmitares së parë

Në ditën e dytë të dëshmisë së dëshmitares së parë të Prokurorisë së Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ajo do të merret në pyetje nga mbrojtjet e të akuzuarve.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka nisur të marrë në pyetje dëshmitaren.

Sikurse të martën, edhe sot dëshmitarja pritet të dëshmojë në seancë të mbyllur për publikun.

Seancat në Speciale janë përcjellë në vazhdimësi me ndërprerje të transmetimeve sa herë që është vlerësuar se ekziston rreziku për identifikimin e dëshmitarëve. Për këtë shkak është zbatuar vonesa prej 45 minutash në transmetim të tyre. Seanca e së mërkurës nis në orën 09:00.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, akuzohen nga Prokuroria Speciale për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës së viteve 1998-1999.

Në aktakuzën e konfirmuar në shkurt të 2023-tës, ata ngarkohen se morën pjesë drejtpërsëdrejti në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi në Kosovë e Shqipëri.

Aktakuza përfshin mbi 400 viktima të mbajtjes në qendrat e ndalimit, mbi 100 vrasje dhe 20 të zhdukur me dhunë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci