Të fundit

Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla, së shpejti do të dalin para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Ai tregoi se shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë, transmeton Paparaci.

“Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla tha se si qytetar dhe si ministër i Punëve të Brendshme është i shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Syla.

“Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme. Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, shtoi i pari i MPB-së.

“Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”, përfundoi ai.

Gazetari Syla është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën Ilir Durmishi në Prishtinë.

Sipas Policisë, tre persona janë të përfshirë në këtë rast dhe i kanë shkaktuar Sylës “lëndime të lehta trupore”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci