Rita Ora do të performojë një përzierje të disa prej hiteve të saj më të mëdha si një nga aktet intervale në gjysmëfinalen e Eurovizionit.
Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e ‘Eurovision’ në Instagram.
View this post on Instagram
Siç dihet tashmë, këngëtarja kosovare Albina Kelmendi me familje do të marrë pjesë në këtë garë, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”.
Ata do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj 2023.
