Të fundit

Vuçiq: Perëndimi kërkon që të mos pengojmë zgjedhjet në veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dje është takuar në Rashkë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në takim kanë pjesë kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq, si dhe shumë ministra të qeverisë serbe.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Petar Petkoviq, Dalibor Jevtiq, Goran Rakiq, Igor Simiq, si dhe Millan Radoiçiq, i cili nuk mungon në takime kur bëhet fjalë për investimet serbe në veri.

“Në total – ajo që kemi parashikuar është 28 milionë euro përtej asaj që deri më tani kemi ndarë për Kosovën dhe këto burime financiare janë në dispozicion për ju menjëherë,  këtë duhet të dijë populli i Kosovës”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se me “marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Serbia ka të drejtë të financojë komunat ku janë serbët shumicë”, transmeton Paparaci.

Vuçiq gjithashtu ka pretenduar se “qëllimi i organeve të Kosovës është që asnjëherë të mos formohet Asociacioni”. “Ne nuk do të pajtohemi me mashtrimet e tyre dhe nuk do të pajtohemi me faktin se është shumë e vështirë për ta të përmbushin atë që është premtuar. Pozicioni ynë është edhe më i vështirë sepse e dimë se shumica e vendeve perëndimore nuk janë aspak të interesuar për Asociacionin, pavarësisht se si flasin për të, dhe nuk janë të interesuar për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Ata janë të interesuar që ne de fakto dhe de jure ta njohim Kosovën, kjo është gjithçka që u intereson”, ankohet ai.

Sipas fjalëve të tij, “Kosova aspak nuk është e interesuar ta formojë Asociacionin dhe se në përputhje me këtë po i organizojnë zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës”, dhe ka shtuar se i është thënë se ai do të jetë përgjegjës nëse vjen deri te pengimi i zgjedhjeve, përcjell Paparaci.

Vuçiq ka thënë se “Kurti insiston për të mbajtur zgjedhjet në veri për të thënë – ne kemi dashur të formojmë Asociacionin, por Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku dhe Zveçani nuk janë më komuna serbe dhe nuk do t’i bashkohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Ai ka shtuar se me këtë Kurti do të blejë edhe gjashtë muaj deri një vit deri sa “të kalojë pushtimi i imponuar nga Kurti”,  ndërsa Perëndimi thotë “mos e pengoni”. Të mos i pengojmë që 0.67 apo 0.86 për qind të qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe 99 për qind të tjerë nuk pyeten për asgjë. Dhe kjo është ndoshta ajo demokraci, të cilën nëse e kërcënojmë do të jemi – tiranë, faktor përçarës dhe njerëz që shkatërrojnë me çdo kusht stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka pretenduar ai.

Vuçiq u bëri thirrje të gjithëve që të sillen ashtu siç është marrë vendimi.

“Ne rregull, Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës dhe… Dhe ndoshta është më mirë që gjërat të jenë të dukshme, të mos mashtrojnë askënd më… Ky është shteti më demokratik në lindje të Evropës”, ka tentuar të bëhet ironik Vuçiqi./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci