Të fundit

Krasniqi: Në Poklek u shfaq forma më e rëndë e regjimit gjenocidal serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi përkujtoi masakrën e Poklekut, duke e konsideruar si formën më të rëndë të terrorit serb në Kosovë, ku u vranë 53 shqiptarë, prej të cilëve 23 fëmijë, të cilët më pastaj edhe dogjën.

“Masakra e Poklekut në Drenas, 24 vite më parë, shpërfaq në formën më të rëndë terrorin që regjimi gjenocidal serb ka kryer mbi popullatën civile shqiptare. Sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë na shtohet dhembja e pikëllimi – kur dihet që asnjë nga kriminelët serbë, pjesëmarrës në këtë masakër, nuk kanë dalë para drejtësisë deri më sot”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Populli dhe shteti i Kosovës, sipas tij, asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime “derisa ato të zbardhen dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci