Një përplasje e tensionuar ka ndodhur para pak çastesh në studion e Politikos në Kanal10 ku po diskutohet për lirinë e shprehjes pas zhvillimeve të fundit të hoxhës nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.
Analisti Halil Matoshi është përplasur sonte në një studio televizive me teologun, Mustafë Bajrami, transmeton Paparaci.
Fillimisht, Matoshi i tha Bajramit se do ta thërrasë Policinë e Kosovës për ta marrë nën mbrojtje pas deklaratave të tij dhe analistëve që janë prezent në studio, ku po diskutohet për liria e shprehjes.
Kjo temë u ringjall pas zhvillimeve të fundit të ndodhura pikërisht nga imami, Mazllam Mazllami.
“Edhe nëse ty të sulmon dikush qysh e sulmuat profesorin kisha reaguar”, iu drejtua Matoshi – Bajramit, transmeton Paparaci.
“Pushka top tu baftë. Dilni krejt në xhamitë e Kosovës në udhe. Sonte unë duhna me thirr në mbrojtje Policinë e Kosovës prej qetyne njerëzve”, u shpreh Matoshi i nervozuar, për çka mori një replikë nga Bajrami.
Më pas, Bajrami e quajti analistin Matoshi “hipokrit i poshtër’.
