Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin slloven, NK Gorica.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Në kërkim të zgjidhjes më të mirë për të ngritur rezultatin lart, klubi dhe Reja ndërprenë bashkëpunimin reciprokisht. Falënderojmë Rejën për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.
Aventura e Rejas te ND Gorica ka zgjatur vetëm dy muaj.
Tekniku italian ishte transferuar te skuadra sllovene pasi ai ndërpreu bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit.
