Edhe në Qendrën e Votimit në Bërnjakë, akoma nuk ka asnjë votues.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Zoran Stojanoviq, kryesues i QV 2806B në këtë lokacion.
Tani gjithë vëmendja do të jetë në votat që do të dalin nga Qendra e Votimit në Çabër, vendbanim me shumicë shqiptare meqë në atë vendvotim ishte numri më i madh i qytetarëve që kanë dalë për të votuar dhe nga i cili janë të dy kandidatët shqiptarë për kryetar.
