Në Pejë sot është kujtuar 30 vjetori i hyrjes në Kosovë të grupit te armatosur nga Shqipëria.
Këtij grupi i printe Sali Çekaj me shokë, ku pjesë e tyre ishte edhe Adem Jashari, njofton Klankosova.tv.
Jakup Limani, e rrëfeu për Info Magazine, rrugëtimin e asaj kohe me bashkëluftëtarë.
”Grupit i printe ish-heroi i njohur Sali Çekaj, i cili ishte njohës i mirë i terrenit dhe konfiguracionit. Ishte 2 dhjetor 1991, në atë kohë, ne të gjithë pas mbarimit të stërvitjeve u armatosëm”.
”Në formë të organizuar nga Sali Çekaj, mësym kalimin e vijës kufitare Shqipëri-Kosovë”.
”Atë ditë ishte, ditë dimri, siç është dita e sotme, malet e larta përreth bjeshkëve të Nemuna. Kemi kalu një vështirësi të madhe me armatim. Ashtu me armatim, kemi kalu edhe lumin i cili gjithashtu ishte shumë i ftohur, njëkohësisht paraqiste vështirësinë më të madhe të asaj kohe. Kishim planifikuar që diku për tre orë, të arrinim në fshatin Voksh të Deçanit”.
