Të fundit

Muja i LVV-së e tepron pak për Nagip Krasniqin: Do të duhej ta mbronim edhe më tepër

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, thotë se në mënyrën se si ai e sheh arrestimin e drejtorit tashmë të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, “ne do duhej ta mbronim edhe më tepër”.

Ai tha se e di me çfarë është ballafaquar Krasniqi, i cili tashmë ndodhet në paraburgim dhe po dyshohet për tri vepra penale nga Prokuroria Speciale, raporton Paparaci.

“Në këtë moment erdhi arrestimi i papritur i drejtorit. Në ndërkohë, unë kam pritur që do të ndërmerren hapa tjerë. Në 10 vitet e fundit ka pasur një mafia energjetike të cilat kryesisht kanë qenë të lidhura me ish-partitë në pushtet, AAK, PDK e LDK”, tha ai sonte në Tëvë1.

“Kanë qenë të lidhura me firma serbe që nga importi i energjisë elektrike, deri tek zbatimi i kontratave në KEK. E ajo çka ka ndryshuar në dy vitet e fundit në Kosovë, nuk është importuar asnjë cent nga Serbia dhe këto firma që kanë qenë të lidhura me partitë që kanë qeverisur Kosovën më herët”, shtoi ai.

Sipas tij, është organizuar një fushatë kundër Krasniqit për “interesa të ndryshme”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci