Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjene 10 milionë eurove të tjea për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se këto mjete do të mundësojnë rinovimin dhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social në gjithë territorin e Kosovës.
“Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, ka thënë Murati.
