Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se humbja e VV-së në zgjedhje lokale ka qenë befasuese dhe për këtë i lë fajin njerëzve kryesorë brenda këtij subjekti.
“Sikur me pas dasht me humb vet”, thotë ai.
“Nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm. Nuk kanë ditur të bëjnë partneritet. Nuk kanë ditur. Shembulli në Kamenicë. Kërkuan partneritet me Aleancën dhe fituan. Në Podujevë pastaj. Mendoj se në shumë raste udhëheqja qendrore me operimin e tyre kishte dëmtuar kandidatët. Besoj që vendimet e udhëheqjes qendrore janë ato që i kanë shkaktuar probleme”, tha Haradinaj.
“Populli thotë se nuk ka mallkim më të madh se sa me të thënë ‘tu rritë mendja’. Mendoj se kjo ndodhi me këta. U kënaqën shumë me fitore dhe nuk po bëjnë asgjë”, deklaroi ish-kryeministri në T7.
