Të fundit

“E rrallë”: Dy deputetet e PDK-së dhe LDK-së shihen së bashku në një restorant në Prishtinë

Sot gjatë ditës, në një ngjarje të “rrallë”, dy deputetet kundërshtare dhe opozitare të Kuvendit të Kosovës janë parë duke qëndruar së bashku në një tryezë në një restorant në Prishtinë.

Një situatë e tillë është e ndryshme nga bisedat e zakonshme në korridoret e Kuvendit, ku politikanët shpesh nuk gjejnë mënyra për t’u dakorduar me njëri-tjetrin, raporton Paparaci.

Këtë herë, dy deputetet nga PDK-ja dhe LDK-ja – siç edhe mund të vërehet – kanë lënë anash ndasitë politike dhe punët e përditshme që kanë të bëjnë me Kuvendin e Kosovës.

Ligjvënësja opozitare nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndarë një fotografi me kolegen nga LDK-ja, Vlora Dumoshi. Shoshi e quajti mike ish-ministren e Kulturës në Qeverinë Kurti.

“Me miken time Vlora Dumoshi”, shkroi ajo në Facebook, sipër fotos në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci