Të fundit

Allegri fyen rëndë drejtuesit e Interit pas ndeshjes

Massimiliano Allegri u zemërua pas humbjes së Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit , duke u përplasur me drejtuesit e Interit pranë dhomave të zhveshjes së “Giuseppe Meazza”.

“Bianconerët” u eliminuan nga Kupa e Italisë duke humbur me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas dy ndeshjeve.

Tensionet raportohet se kanë qenë të larta në Juventus në javët e fundit, pavarësisht faktit se dënimi i tyre prej 15 pikësh u anulua përkohësisht nga gjykata. “Zonja e Vjetër” ka humbur tre ndeshjet e fundit në ligë.

“La Gazzetta dello Sport” detajon se si Allegri u përplas me drejtorët e Interit në pas përfundimit të ndeshjes duke fyer figura si Giuseppe Marotta dhe Dario Baccin.

Allegri thuhet se ka bërtitur duke thënë “Ju jeni të gjithë një bandë m***, por gjithsesi do të përfundoni të gjashtët!”, përpara se t’i kthehej skuadrës së tij për të deklaruar se “ne duhet të përfundojmë përpara tyre në ligë, nuk duhet t’i dërgojmë. ata në Ligën e Kampionëve.”

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Marco Landucci, së fundmi u dënua me 5000 euro gjobë dhe ndalim me një ndeshje nga FIGC për fyerjen e trajnerit të Napolit , Luciano Spalletti, duke e quajtur atë një “tullac”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci