Të fundit

Konjufca: Prezenca e deputetit në seancë është detyrim ligjor

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”.

Në këtë tryezë është publikuar edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për mungesat e shpeshta të deputëtëve nëpër seanca, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, prezenca e deputetit në seancë është detyrim ligjor dhe jo zgjedhje.

“Shfaqja e deputetit në seancë është detyrim dhe nuk është zgjedhje. Nëse ndërgjegjja e tij thotë: ‘nuk dua të vij në seancë’, kjo është antiligjore”.

“Nëse ne funksionojmë sipas ligjit si deputetë dhe nëse në ligj shkruan se ardhja në seancë është detyrim, atëherë a mund të më tregoni se çfarë është kjo?”.

“Ardhja në kuvend është obligim i fuqishëm, në të kundërtën duhet ta informosh kryetarin pse nuk ke ardhur në seancë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci