Gjatë intervistës në “Mos i bjer me top”, tek “E Diell”, Armaldo Kllogjeri ka treguar se sapo ka dalë Kiara nga “Big Brother”, e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin që ka marrë nga Luizi për martesë.
I pyetur nga Ronaldo nëse do këndojë në dasmën e tyre, maestro u shpreh që nëse e ftojnë për të kënduar, patjetër që do këndojë.
Sa për lekët që do i hedhë në dasmë, Armaldo u shpreh se do i japë aq lekë sa do i japë Luizi për të kënduar në dasmë.
