Të fundit

Bogujevci: Pas mohimit 24-vjeçar, Serbia e pranon krimin e zhdukjes me forcë

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se sot në Bruksel u nёnshkrua deklarata pёr personat e zhdukur me forcё gjatё luftёs, përkundër rezistencës sё gjatё tё Serbisё.

Sipas saj, pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.

Reagimi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës vjen pasi sot në Bruksel u miratua deklarata për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në vendin tonë, tranmseton Paparaci.

“Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”, shkroi ajo në Facebook.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës. Shpresojmë që ky hap i rendesishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci