Të fundit

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje në Kosovë.

Siç thuhet në raportin e policisë, rastet kanë ndodhur në Gjilan, Pejë dhe Prizren.

Në Gjilan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Tutje, thuhet se viktima ka poseduar raport mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 02.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima posedon raport mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Pejë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 02.05.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Edhe në Prizren janë arrestuar dy vëllezër pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje pronësore janë përleshur fizikisht. Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Prizren 02.05.2023 – 00:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci