Të fundit

“Për një gjuhë të përbashkët shqipe”, rezolutë drejtuar Kurtit dhe Ramës

Shkrimtari Migjen Kelmendi, i është drejtuar me një rezolutë për një gjuhë të përbashkët shqipe Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kelmendi bëri të ditur se është një nga iniciatorët e kësaj rezolute. Ai po ashtu e ka shpërndarë këtë rezolutë në Facebook.

Sipas tij,është kërkuar që në mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet më 14 qershor në Gjakovë, të firmoset marrëveshja për procedurat e ngritjes, e përmbajtjes dhe funksionimin e komisionit ndërshtetëror për hartimin e propozimeve “për një gjuhë shqipe të përbashkët”.

Edhe më herët ishte bërë një peticion i këtillë. Atë e kishin nënshkruar deri më tash mbi 1182 persona. Aty kërkohej nga qeveritë e katër vendeve, ku gjuha shqipe është plotësisht ose pjesërisht gjuhë zyrtare, pra nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që të krijohet një komision ndërshtetëror, që të fillojë punën e vet për unifikimin e gjuhës shqipe si mjet i komunikimit në një hapësirë të re.

Rezoluta e postuar nga Kelmendi:
PËR NJI GJUHË TË PËRBASHKËT SHQIPE

Shkodër, më 29. 04. 2023

R E Z O L U T Ë

Drejtuar

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në vëmendjen e posaçme të

KRYEMINISTRIT ZOTIT EDI RAMA

KRYEMINISTRIT ZOTIT ALBIN KURTI

Fort të nderuem Kryeministra,

Fort të nderuem Ministra,

Ne, nji grup qytetarësh shqiptarë dhe/ ose të huaj, përdorues të gjuhës shqipe, sot, nga takimi ynë në Shkodër iu bajmë me dije se solidarizohemi me kërkesën, që ju asht dërgue nga takimi i Tiranës, i datës 3. 12. 2022, për ngritjen e një komisioni ndërshtetërorë, me ekspertë “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”.

Po ashtu solidarizohemi me peticionin, te linku si vijon https://ëëë.change.org/…/p%C3%ABr-nj%C3%AB-gjuh%C3%AB…, që deri më sot asht nënshkrue nga mbi 1182 persona.

Asht rasti, që në mbledhjen ma të parë të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, në Gjakovë, me datën 14 qershor 2023, ta nënshkruani marrëveshjen për procedurat e ngritjes, përbamjen dhe funksionimin e komisionit ndërshtetërorë, me ekspertë, për hartimin e propozimeve “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”. Kësaj marrëveshjeje, në vijim mund t’i bashkohen edhe qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Malit të Zi.

Nuk ka fjalor të përbashkët të gjuhës shqipe apo kurrikula të përbashkëta mësimore, që mund të hartohen e të zbatohen si duhet, nëse ma së pari nuk e unifikojmë gjuhën tonë, duke e shtrirë në tanë shtratin e saj, siç aktet themeluese të shteteve tona e përcaktojnë.

Çështja e gjuhës shqipe asht sa kushtetuese, kombëtare, kulturore, shpirtënore, edhe ekonomike, se ndikon thelbësisht në prosperitetin e tanë shqiptarëve në Ballkan, që jetojnë në trojet e veta. Gjuha shqipe na bashkon e nuk ka sesi të na ndajë e diskriminojë si deri tash, mes vedi.

Asht koha për veprim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci