Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi gjysmë kilogrami kokainë në pikëkalimin kufitar të Merdares.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se droga është konfiskuar gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare, më konkretisht të autobusit të linjës Gjermani – Kosovë.
Ata kanë njoftuar se në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Kurse, pas kontrolleve shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë tël llojit kokainë.
“Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë tëlllojit kokainë”, shkruhet në njoftimin e tyre.

