Policia e Kosovës ka raportuar se një punëtor teknik i një shkolle në Zhur të Prizrenit është sulmuar nga një i mitur.
Në raport thuhet se i dyshuari e kishte sulmuar viktimën me elektroshok, pasi ai kishte tentuar të hynte në objektin e shkollës, kurse viktima nuk e kishte lejuar dhe e kishte mbyllur derën.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.
