Të fundit

Kadrijaj shfajëson AAK-në: Kemi qeverisur më së paku

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë mbrëmë se partia ku bën pjesë ajo, është partia që më së paku ka udhëhequr me qeverinë e vendit.

Sipas saj, AAK-ja ka drejtuar qeverinë edhe më pak se LVV-ja, e cila tash është në pushtet.

Për më tepër, ajo shprehet se AAK-ja nuk mund të akuzohet për keq-qeverisje, transmeton Paparaci.

“Prej krejt katër partive parlamentare, shqiptare ne më së paku kemi qenë më pushtet. Edhe më pak se VV-ja. Kështu që, ne mundemi me u akuzuar më pak se partitë tjera. Na ka kalu VV-ja. Më nuk munden me u thirr në atë pafajësinë e tyre politike. E kanë humbur pafajësinë.”, u shpreh ajo në Kanal 10.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci