Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, të mërkurën i është nënshtruar një operacioni të rëndë, pasi pas nëntë viteve i është kthyer tumori në tru.
Pas këtij operacioni që e kaloi me sukses, i dashuri i Matoshit, Keith Owen Groeneveld, ka publikuar një fotografi në Insta Story, ku shihet duke i qëndruar nga afër aktores së njohur.

Miq, familjarë e nga Shoqëria Civile kanë qenë në përkrahje të Matoshit që ta kalojë këtë sfidë sa më shpejt.
