Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur “analfabet” deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.
Në një reagim ndaj akuzave të Veliut ndaj tij për “mashtrime e manipulime”, Bulliqi e ka quajtur zhvatës ish-kryetarin e Podujevës.
“Paska folur deputeti analfabet, që përveç zhvatjes së buxhetit dhe mashtrimit të qytetarëve nuk ka asnjë “kontribut” tjetër. Deputeti analfabet përmes shpifjeve e rrenave po provon të dalë në sipërfaqe, nga aty ku e fundosën qytetarët. E kot është kjo përpjekje e tij sepse Llapi nuk i duron më as analfabetët as zhvatësit”, ka thënë Bulliqi në një shkrim në Facebook.
“Sidoqoftë e kuptoj pse e ka gjithë këtë frustrim, sepse si ka mbetë vend ma kërkun”.
