Pasi mposhtën Bad News Eagles, skuadra e FaZe Clan ka siguruar fazën e “Champions” në Majorin e Parisit.
FaZe mposhti Navin me rezultat 2:1 në harta. Ndeshja e fundit i takoi FaZeit vetëm pas dy vazhdimeve. Të udhëhequr nga Karrigan, FaZe triumfoi me rezultat 22:19 në Anubis.
Me këtë fitore, FaZe është kualifikuar në “Champions Stage” ku ndeshjet zhvillohen me eliminim direkt.
Ky është Majori i fundit në CS:GO për shkak të ndryshimit që do të ndodh në këtë lojë nga viti i ardhshëm.
