Të fundit

Vrasja e nxënësit në Gramsh, shoqërohen në polici 4 adoleshentë

Janë shoqëruar në polici katër adoleshentët që u përfshinë në sherrin me thika afër shkollës “Shahin Asllani” në lagjen “Sport 2” në Gramsh.

Policia bën me dije se 4 adoleshentët (mes tyre dhe autori) e shoqëruar në polici janë shtetasit: E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Si pasojë e konfliktit mbeti i vrarë 15-vjeçari Fatjon Bici dhe i plagosur adoleshenti Mark Liçi. Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci