Të fundit

Ukraina rrëzon gjashtë raketa hipersonike ruse

Tetëmbëdhjetë raketa ruse u gjuajtën drejt Ukrainë gjatë natës, përfshirë gjashtë raketa hipersonike ”Kinzhal”, deklaroi komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.

Ai deklaroi se 18 raketat së bashku me gjashtë dronë kamikaze të prodhuara nga Irani dhe tre dronë zbulues rusë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zaluzhnyi deklaroi se raketat u lëshuan nga avionët luftarak ”MiG-31K” dhe anijet luftarake ruse në Detin e Zi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov hodhi poshtë versionin e Ukrainës për ngjarjet.

Ai tha se një sistem i mbrojtjes ajrore amerikane ”Patriot” në Kiev ishte shkatërruar në një sulm nga raketat ”Kinzhal”.

Rusia pushtoi Ukrainën fqinje më shumë se një vit më parë dhe e ka sulmuar atë vazhdimisht me dronë luftarak’ që nga vjeshta e kaluar, shpesh duke synuar infrastrukturën publike si termocentralet.

Luftimet e ashpra vazhdojnë gjithashtu mbi qytetin e shkatërruar të Bakhmutit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci