Të fundit

Haxhi Krasniqi bokson në stadiumin e Prishtinës, shpalos detajet e meçit

Kampioni kosovar i boksit, Robin Krasniqi ka njoftuar se do të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 5 gusht të këtij viti.

Përmes një postimin në profilin e tij zyrtar, Krasniqi ka njoftuar se ka nisur punimet për organizimin e ndeshjes në Prishtinë.

“Duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij.

Robin Haxhi Krasniqi ka mbajtur tituj IBO dhe WBA përgjatë viteve 2020-2021, kurse në Evropë ishte kampion nga viti 2018 deri në 2019.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Krasniqi ka 51 fitore dhe shtatë humbje.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci