Të fundit

Policia thotë se po rritet interesimi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e realizimit të punëtorive në rajone dhe komuna të ndryshme të Kosovës, sot u realizua punëtoria e radhës në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit, qëllimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet, që në forma të ndryshme t’i sensibilizojë dhe t’i informojë të gjitha komunitetet për konkursin policor, për procedurat dhe kriteret e rekrutimit, përfshirë fazat testuese të cilave duhet t’iu nënshtrohen aplikantët.

“Plani i veprimit “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”, ka ndikuar pozitivisht në informimin dhe inkurajimin e komuniteteve pakicë për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Kosovës, interesim ky i cili në vazhdimësi është në rritje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Policia e Kosovës, i është falënderuese dhe mirënjohëse misionit të OSBE-së, e cila në vazhdimësi ka mbështetur Policinë e Kosovës, e në veçanti ka përkrahur realizimin e këtyre punëtorive. Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha minoritetet në Kosovë, për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve pa dallime”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci