Të fundit

Prokuroria vihet në lëvizje, pranon kallëzim penal ndaj “VisaMetric”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka pranuar kallëzim penal ndaj ndërmarrjes “VisaMetric”.

Për këtë, prokurori i Shtetit thuhet se ka nisur t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm. Lajmin e konfirmoi për Paparacin, Laureta Ulaj nga Prokuroria e Prishtinës.

“Lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal. Prokurori i Shtetit menjëherë ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve sipas dispozitave ligjore të KPPRK-së, dhe atë në drejtim të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për zhvillimet e radhës lidhur me këtë rast do të njoftoheni në kohë”, tha ajo.

Kompania “VisaMetric”, ka pranuar të martën vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Avokati përfaqësues i “VisaMetric”, Fisnik Salihu ka thënë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, dhe se më qytetarët nuk do të paguajnë këtë shumë për marrjen e pasaportës në shtëpi.

Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Avokati, Flamur Abdullahu, i cili kishte paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale, ka thënë se vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitime për kompaninë në kundërshtime me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimeve i autorizuar nga përfaqësitë gjermane në Kosovë për të trajtuar shërbimet e mbështetjes për aplikimin për viza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci