Vitin e kaluar, reperët e njohur shqiptar Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy dhe Stresi i dhanë fund armiqësisë pas 11 vitesh.
Miqësia e tyre u vulos edhe përgjatë Big Brother VIP Kosova, eksperiencë në të cilën, Stresi pati përkrahjen maksimale të Noizyt, sidomos në momente vendimtare të lojës.

Tashmë dihet e pritet prej kohësh bashkëpunimi mes djemve, të cilit iu xhirua edhe videoklipi së fundmi.
E një e papritur ka ndodhur këto ditë që është pikasur nga ndjekësit.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

