Të fundit

Xhaka gjithnjë e më afër Leverkusenit

Duket se karriera e Granit Xhakës te skuadra e Arsenalit po shkon drejt fundit. Mesfushori me prejardhje shqiptare është afër kalimit te skuadra e Bayern Leverkusenit.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka deklaruar sot se diskutimet mes Arsenalit dhe Leverkusenit për transferimin e Xhakës janë në fazën përfundimtare.

Ai pritet të largohet nga “Emirates” pasi që klubi është duke menduar për rifereskimin e skuadrës duke sjellë mesfushor të rijnë.

“Marrëveshja mes Arsenalit dhe Leverkusenit është në fazën përfundimtare për një tarifë prej 15 milionë euro – duke pritur hapat e ardhshëm për ta realizuar”, thuhet në postimin e Romanos.

Mes të tjerash, Romano ka raportuar se nuk ka interesim nga skuadra e Borussia Dortmund apo ndonjë skuadre tjetër për transferimin e Xhakës.

Xhaka është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 dhe ka qenë një prej lojtarëve kryesor në formacionin e Mikel Artetas. Ai ka kontratë me “Topçinjët” deri në vitin 2024.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci