Një person ka raportuar se një i dyshuar e ka ofenduar atë, gruan dhe vëllanë e tij i cili jeton jashtë Kosovës.
Ofendimi sipas tij ka ndodhur përmes rrjetit social “Facebook”, transmeton Paparaci. Rasti i ndodhur në Ferizaj po hetohet nga Policia e Kosovës.
Incidenti është iniciuar si “nxitje e përçarjes dhe mos-durimit”.
“Dubravë, Ferizaj 20.05.2023 – 11:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar përmes rrjetit social Facebook ka ofenduar viktimën, bashkëshorten e viktimës dhe vëllain e viktimës i cili jeton jashtë shtetit të Kosovës. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.