Të fundit

Stresi flet për ‘sherrin’ e bujshëm me Noizyn

Stresi në emisionin “Mos i bjer me top”, ka sqaruar të vërtetën e rrengut që bëri me Noizy-n përpara se të publikonin bashkëpunimin e tyre të parë.

Ai u shpreh se e bënë këtë lojë për të parë se kujt do i bëhej qejfi për prishjen e marrëdhënies mes tyre e kujt jo, prandaj u përpoqën ta bënin më të besueshme.

Madje Stresi tregoi se shumë familjarë e marrën në telefon sepse ishin mërzitur.

“Kjo është bërë për të parë reaksionin e njerëzve. Sepse njerëzit nëse të duan realisht të mirën nga ky bashkëpunim apo nga kjo që na ka ndodhur neve, njerëzit do mërziteshin shumë nga kjo rreng. Ne kemi dashur të nxjerrim ato mbeturinat që sjell deti në sipërfaqe. Kemi dashur të shohim njerëzit që i bëhet qejfi si në publik dhe brenda nesh. Ishte ideja e të dyve”, tha Stresi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci