Policia spanjolle ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar lidhur me dyshimet se të njëjtit e kishin varur një pankartë muaj më parë ku përqeshej futbollisti i Real Madridit, Vinicius Junior.
Vinicius kishte probleme edhe këtë xhiro, ku mori fyerje raciste nga tifozët e Valencias.
Sulmuesi brazilian ishte përballur me fyerje edhe gjatë muajit janar. Një pankartë ishte vendosur pranë terrenit të skuadrës së Real Madridit, ku fyhej klubi dhe sulmuesi i Realit.
“Madridi e urren Realin”, shkruhej në pankartë, kurse poshtë saj ishte vendosur një kukull e me ngjyrë të zezë që veshur mbante fanellën e Vinicius.
Pas gati katër muajve që kaluan nga incidenti janë arritur edhe arrestimet e para.
⚠ÚLTIMA HORA⚠
🚩Detenidas en #Madrid 4 personas que presuntamente colgaron un maniquí con la camiseta de #Vinicius en un puente cercano a la Ciudad Deportiva del @realmadrid
STOP #delitosdeodio pic.twitter.com/OonIns1jXe
— Policía Nacional (@policia) May 23, 2023
Policia bëri të ditur se katër personat e arrestuar ishin të moshave 19, 21, 23 dhe 24 vjeç dhe të gjithë të përfshirë në një grup tifozësh radikal.
🚩Estas son las imágenes de la detención de los 4 arrestados por #delitodeodio contra el jugador de #fútbol @vinijr
Tienen 19, 21, 23 y 24 años. Varios fueron identificados durante partidos de alto riesgo en dispositivos de @policia para la prevención de violencia en el deporte pic.twitter.com/X8jaGrZHRe
— Policía Nacional (@policia) May 23, 2023
