Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur një polemikë me një deputet të LVV-së, për të cilin i është drejtuar duke i thënë “mos ulërit”.
Nuk dihet se për cilin ligjvënës të pushtetit bëhet fjalë, megjithatë, Kastrati vijoi akuzat e tij ndaj pushtetit për keqpërdorimet që ai tha se kanë ndodhur në ministrinë e Tregtisë që drejtohet nga ministrja Rozeta Hajdari.
“Deputetët e pushtetit po e bëjë të pamundur për të arsyetuar hajnitë që janë bërë në ministrinë që udhëhiqet nga Hajdari”, tha ai të enjten.
Mes tjerash, Kastrati i PDK-së përmendi edhe disa afera të Qeverisë Kurti dhe si shembull për këtë mori ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për një skandal të madh financiar./Paparaci.com
