Të fundit

Automjetet e Policisë së Kosovës mbesin të bllokuara në Zveçan

Disa pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë kërkuar të hënën nga zyrtarët e Listës Serbe, që t’u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të cilat janë të parkuara para ndërtesës Komunale në Zveçan, të lëvizin.

Ata po ashtu kërkuan që t’u mundësohet edhe policëve që janë brenda të hyjnë në ndërtesën e komunës, transmeton Paparaci.

Megjithatë, një gjë të tillë po vazhdon të kundërshtohet nga protestuesit serbë. Serbët po kërkojnë nga Policia e Kosovës që të largohet nga kjo zonë.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet e Kosovës. Policët e Kosovës në automjete gjenden aty që nga orët e hershme të mëngjesit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci