Të fundit

Kurti dëshiron të ndryshohen krerët e sindikatave

Kryeministri Albin Kurti ka uruar që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, siç ka thënë se kanë ndodhur ndryshime në politikë.

Ai ka thënë se është mirë që të ndryshohen edhe strukturat e sindikatave.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, tha ai, kur u pyet lidhur me grevat që janë duke u organizuar nga disa sindikata.

“Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë“, deklaroi shefi i Qeverisë.

Po ashtu, Kurti ka konfirmuar se do të ketë takime me drejtuesit aktualë të sindikatave, teksa u zotua se është duke bërë çdo gjë për të ju dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësor.

Sindikatat e punëtorëve udhëhiqen kryesisht nga njerëzit e njëjtë për shumë vjet. Në sindikatën më të zëshme në vend, atë të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, udhëheqësi Rrahman Jashari mban pozitën e kryetarit tash e shtatë vjet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci