Të fundit

Cila është gjendja sot në komunat veriore?

Në tri komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, protestat e serbëve lokalë po vazhdojnë edhe sot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë Gazetës Express se aktualisht situata është e qetë.

Kelani ka shtuar se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në këto komuna.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdonë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore.

Referuar zhvillimeve në veri të vendit, ka bërë që situata të jetë e tensioniar dhe e brishtë, por sot aktualisht situata është e qetë. Monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në komunat veriore”..

Ndryshe, serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në këto komuna, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci