Të fundit

Abdixhiku për vdekjen e Dole: Kosova humbi një mik të madh

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së senatorit amerikan, Bob Dole, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në gjumë.

Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në Twitter thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën një patriot të vërtetë, kurse Kosova humbi një mik të madh.

“Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë; Kosova humbi një mik të madh. Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë”, shkroi ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci