Të fundit

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Nova Kakhovka

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin Nova Kakhova, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, derisa ka cituar një dekret nga autoritetet lokale të mbështetura nga Moska.

Kjo pasi ka shpërthyer diga e Nova Kakhovas në lumin Dnieper e cila mund të shkaktojë përmbytje katastrofike.

Ukraina e ka fajësuar Moskën se ka shpërthyer qëllimisht digën, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se as në këtë mënyrë Rusia s’mund ta pushtojë Ukrainën.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha se “terroristët nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë Ukrainën me ujë, raketa apo ndonjë gjë tjetër”.

“Është vetëm fitorja e Ukrainës që do të kthejë sigurinë,” tha ai, duke shtuar: “Dhe kjo fitore do të vijë.”

Rusia ka mohuar kryerjen e sulmit në digë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci