Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar pas situatave të fundit në Kosovë duke thënë se nuk jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi.
Peci përmes një postimi në facebook, ka thënë se fjalët dhe argumentet nuk bëjnë punë dhe se përkrahja dhe partneriteti me vendet e perëndimit tani veçse është mbyllur.
“Po me duket se nuk jemi te vetedijshem per seriozitetin e situates ne te cilen gjendemi. Fjalet dhe argumentet me nuk bejne pune! Kapitulli i perkrahjes dhe partneritetit te vendeve kyce te perendimit me vendin tone tanime pothuajse eshte mbyllur!” ka thënë Peci.
Sipas tij, Kosova do të mbetet e izoluar dhe e bankrotuar.
“Mirupashim ne Kosoven e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!” ka thënë Peci në fund të postimit.
