Të fundit

Adriatik Kelmendi jep dorëheqje nga pozita në Klan Kosova

Nga sot, Adriatik Kelmendi nuk do ta ushtrojë detyrën e drejtorit i televizionit Klan Kosova.

Ai ka njoftuar sot dorëheqjen nga pozita e drejtorit ekzekutiv të televizionit.

Kelmendi, në një shkrim të publikuar në Facebook të mërkurën, tha se është emëruar anëtar i Bordit të Korporatës Devolli Group.

Po ashtu, gazetari bëri të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë në ekran me emisionin debatues politik, Rubikon.

“Nga sot unë do të marr përgjegjësi të reja si anëtar i Bordit të korporatës, si dhe t’i kthehem me përkushtim të plotë punës që e bëj me qejfin më të madh në botë – para publikut dhe kamerave në Rubikon”, tha ai.

Adriatik Kelmendi ushtroi pozitën e drejtorit ekzekutiv të Klan Kosovës për më shumë se tri vjet. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci