Reperi i njohur shqiptar Bardhyl Idrizi është duke e shijuar susksesin e albumit “Trëndafil” të cilin e ka lansuar muajn e kaluar.
Ndërsa, tani ai ka paralajmëruar një tjetër projekt për të cilin ka pyetur fansat e tij nëse duhet publikuar apo jo.
Muaj më parë, reperi nga Kumanova solli një pjesë të shkurtër të këngës “Engjulli im” i cili është ripërpunim i këngës të artistit Soolking “Melegim”.
Në një Instastory që ka publikuar reperi ua ka rikujtuar fansave këtë projekt dhe na lënë se këtë javë do të vijë kënga e re e tij.
“Sa jeni për me e publiku këtë javë remake-in “Engjull im”, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e një prej postimeve.
Mbetet të shihet se si do të veprojë reperi lidhur me këtë projekt, i cili padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.
Ndërkohë kujtojmë që në albumin e ri, Bardhi solli bashkëpunime të shumta me disa emra të njohur show-bizit shqiptar.

View this post on Instagram
