Të fundit

Lehtësime në pikat kufitare, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës elektronike, ku kanë miratuar dy nisma me Shqipërinë.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se njëra nismë ka të bëjë me lëhtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar, dhe tjetra nismë ka të bëjë me bashkëpunimin arsimor dhe shkencor.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, zyra e Kryeministrit sqaron nismën e dytë.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”.

Ndryshe, më 14 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në Gjakovë, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me mbledhjen.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci