Media serbe, Novosti ka raportuar se policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës.
Novosti raporton se ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për pjesëtarë të Njësive Speciale të policisë së Kosovës.
Sipas Novostit, për këtë veprim janë njoftuar edhe autoritetet në Serbi, madje edhe presidenti Aleksandër Vuçiq.
Ndërkaq, mediumi Koha.net raporton se bëhet fjalë për tre zyrtarë kufitarë të pikëkalimit në Jarinjë. Dyshohet se tre policët e Kosovës janë marrë nga Policia e Serbisë.
Sipas raportimit të Kohës, atyre u është gjetur një veturë e braktisur, por që institucionet e sigurisë nuk e kanë të qartë lokacionin./Paparaci.com/
